Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ‘non grata’ për korrupsion, Basha pasi takoi anëtarët e kongresit të SHBA: PD nuk bëhet avokat persona i askujt

Berisha ‘non grata’ për korrupsion, Basha pasi takoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në zyrë anëtarët e kongresit amerikan.

i Pyetur nga gazetarët mbi fokus e diskutimit, Basha tha se ka qenë vetting i politikanëve dhe jo shpallja e ish liderit të PD, Sali Berisha ‘non grata’.   

Basha tha se PD dhe ai vetë nuk do të bëhet avokat persona i askujt.

“Prania kaq e lartë e anëtarëve të kongresit dhe senatit amerikan ishte mundësi për të folur për prioritetet tona politike, që është ndarja nga e shkuara, korrupsioni endemik që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve dhe që po zbaris familjet shqiptare nga rinia.

Detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për ti prirë një ndryshimi themelor të politikës të jepja zë pa asnjë mëdyshje për prioritete që ju shpjegova. PD dhe unë nuk bëhemi avokatë personal të askujt, por do mbetemi avokatë të halleve të shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Të fundit