Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ‘non grata’, Vokshi: Qytetarët dhanë përgjigjen më të mirë në 7 korrik, në PD asnjë rrymë anti-amerikane

Berisha ‘non grata’, Vokshi: Qytetarët dhanë

Deputetja demokrate, Albana Vokshin ka komentuar protestën e opozitës e mbajtur një ditë më parë kundër qeverisë Rama.

E pyetur në Report tv, lidhur me çështja e shpalljes së kreut të PD, Sali Berisha non-grata nga SHBA-të, Vokshi tha se përgjigjen më të mirë e dhanë qytetarët dje në protestë.

Partia Demokratike nuk ka asnjë rrymë anti-amerikane brenda saj. Përkundrazi është partia që ka pasur dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA si kur është në qeverisje, ashtu edhe në opozitë. Të jesh ‘non-grata’ nuk do të thotë të jesh anti-amerikan.

Ajo është një çështje personale e zotit Berisha që po e zgjidh përmes gjykatës në Paris. Qytetarët në 7 korrik dhanë përgjigjen më të mirë për këtë, sepse në protestë nuk kishte vetëm demokratë, por mijëra qytetarë që iu bashkuan Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë”, tha Albana Vokshi.

 

Të fundit