Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha 'non-grata', Nishani: Aleanca Rama-Basha e përdor në heshtje për të fshehur mosqeverisjen

Berisha 'non-grata', Nishani: Aleanca Rama-Basha e përdor

Çështja "non-grata" e ish-kryeministrit Sali Berisha ende nuk ka ngjallur asnjë reagim nga ana e kreut të demoratëve Lulzim Basha.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani, tha se prania e Berishës në parlament do t'i sillte grupit parlamentar më shumë fitore se sa humbje.

"Unë mendoj se nuk ka për t’i sjellë asnjë lloj kostoje qenia e z.Berisha në parlament, sepse Rama dhe maxhoranca nuk është se e kanë të lehtë përballjen me z.Berisha në verbin politik", tha Nishani.

Sipas Nishanit, është një aleancë mes Ramës dhe Bashës e cila në heshtje po mundohet të largojë vëmendjen nga problemet e qeverisjes dhe pamundësia për e opozitës për të mundur mosqeverisjen.

"Prandaj ka një aleancë në heshtje, por evidente midis Ramës dhe Bashës që fokusi të jetë jo te debati mbi problematikat e qeverisjes, jo te debati te pamundësia e një opozite të dobët për ta mundur këtë qeverisje. Por te raportet e një individi që mund t'i ketë qoftë me një administratë të rëndësishme siç është SHBA-ja, qoftë dhe me kundërsharët brenda dhe jashtë vendit", ka thënë Nishani.

Nishani shtoi se PD-ja ka edhe probleme të tjera të cilat i ndikuan në humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.

"Partia Demokratike është bërë më e mbyllur se në 2005. Është bërë më e vogël se PD e 2005. Nga PD janë larguar më shumë njerëz se në 2005, tregon se PD ka shkuar në kahun e kundërt", u shpreh Nishani.

 

 

Të fundit