Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk do pranojmë kurrë mbylljen e çështjes Balluku

Berisha: Nuk do pranojmë kurrë mbylljen e çështjes Balluku

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për reagim të fortë qytetar, duke e cilësuar situatën në vend si “dramatike” dhe duke theksuar se, sipas tij, shpresa e vetme mbetet reagimi publik.

Gjate konferences me gazetarët, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur veten dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke pretenduar se çështja ndaj saj është mbyllur në mënyrë të padrejtë.

"Ju jeni dëshmitarë të dashur qytetarë dhe qytetare se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut për afera të përbashkëta me Ramën, për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg në kërkesën e tij.

Dhe natyrisht nuk ishin më pak për Ramën në atë mes.
Pasi me mandatet e tij të krimit mbylli, bllokoi arrestimin e saj për të mbrojtur veten e vet.
Pasi afera të tjera të mëdha korruptive kanë dalë në dritë dhe drejtësia është tërësisht e paralizuar.

Pasi në Bruksel, fantazma e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, të pranishme në një seri mbledhjesh nga fillimi i marsit gjer më 18 prill, në të cilat është diskutuar raporti i ndërmjetëm për standardet dhe kriteret themelore për Shqipërinë dhe ka mbetur në klasë."

Sipas tij, vendimi për të mos vijuar me arrestimin e Ballukut lidhet me afera të përbashkëta korruptive, ndërsa shton se drejtësia në vend është “tërësisht e paralizuar”.

"Por, theksoj këtu se shpresa e vetme në këtë situatë dramatike është reagimi dhe përgjigja e fuqishme qytetare.
Edi Rama bllokoi drejtësinë.
Edi Rama de facto për të shpëtuar lëkurën e tij, iu tha plaç partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë absolutisht me të drejtë, funksionimin e shtetit ligjor, funksionimin e luftës kundër korrupsionit dhe respektimin e vendimeve të drejtësisë, u deklaroi shqiptarëve se çështja Balluku është e mbyllur."

Berisha përmend gjithashtu diskutimet në Bruksel mbi raportet për Shqipërinë, duke pretenduar se vendi ka dështuar në përmbushjen e standardeve dhe kritereve themelore.

"Unë ftoj çdo shqiptar të mos pranojmë të mbyllim kurrë atë çështje.
Vendi po shkatërrohet çdo ditë e më shumë.
Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë.
Gjithçka bëhet e pashpresë në qoftë se ne nuk ngrihemi fuqishëm me zërin tonë."

 

Të fundit