Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk do të lejoj kurrë që PD-ja, të bëhet vegël e PS-së dhe Ramës

Berisha: Nuk do të lejoj kurrë që PD-ja, të bëhet

Kryetari i Partisë Demorkratike, Sali Berisha, deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit tradhëtuan besimin e qytetarëve shqiptarë.

Nga ceremonia e 32-vjetorit të themelimit të partisë, Berisha tha se gjithçka u bë për interesa të caktuara duke e bërë PD-në, asokohe drejtuar nga Lulzim Basha, një aleate të Edi Ramës.

Berisha tha se nuk do të lejonte kurrë që PD-ja të bëhej vegël e PS-së dhe Ramës.

“Në zgjedhjet e 25 prillit besimi i popullit shqiptar u tradhtua për interesa meskine që PD të shndërrohej në aleate e PS dhe Edi Ramës. Demokratët ndoshta qanin me ngashërim për rezultatin që morën, në krye të opozitës bëheshin plane për bashkëqeverisje me Ramën. Por, nuk u mjaftua me kaq,  Antony Blinken sanksionon Sali Berishën, që nuk do të lejonte kurrë që PD të bëhej levë e PS dhe Edi Ramës. Ky akt e kam thënë që nuk ka pasur asnjë provë. Historia ime është krejt tjetër”, tha ai.

Të fundit