Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nuk e rrezikon mandatin e deputetit, Gjokuta: Kreu i PD-së në arrest shtëpie nga kritere politike

Berisha nuk  e rrezikon mandatin  e deputetit, Gjokuta: Kreu i PD-së

Avokati i kryetarit të PD-së, Sali Berisha,  Genc Gjokutaj ka shtruar dy pyetje për Kryetaren e Kuvendit te Shqipërisë Lindita Nikolla, cila dje bëri me dije se Berisha nuk e rrezikon mandatin e deputetit.

Me anë të një postimi në facebook, Gjoktuar shkruan: Pyetja e pare qe te vjen ne mendje për Zonjën Nikolla dhe Mazhorancen qe ajo përfaqëson është se kush ka spekuluar deri me sot për mandatin e deputetit Sali Berisha dhe me çfarë qëllimi?

Pyetja e dyte është se si ka mundësi qe ju qe keni miratuar ne kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Ligjin Procedural Penal “arrestin” e Liderit Demokrat dhe deputetin Sali Berisha quani te arsyeshme mungesën e Tij ne Kuvend bazuar vetëm ne konsulta me njerëz qe njohin Ligjin dhe Kushtetutën?

Postimi i plotë:

Dje Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Zonja Lindita Nikolla ne Mbledhjen e Kryetareve te Grupeve Parlamentare as me shume dhe as me pak u shpreh:

“Dua t'i japim fund spekulimeve. Qenia e nje personi nen kete mase nuk mund te konsiderohet si mungese pa arsye ne Kuvend. Jemi konsultuar me njohes te ligjit dhe Kushtetutes"!

Pyetja e pare qe te vjen ne mendje per Zonjen Nikolla dhe Mazhorancen qe ajo perfaqeson eshte se kush ka spekuluar deri me sot per mandatin e deputetit Sali Berisha dhe me çfare qellimi?

Pyetja e dyte eshte se si ka mundesi qe Ju qe keni miratuar ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise dhe Ligjin Procedural Penal “arrestin” e Liderit Demokrat dhe deputetin Sali Berisha quani te arsyeshme mungesen e Tij ne Kuvend bazuar vetem ne konsulta me njerez qe njohin Ligjin dhe Kushtetuten?

Zonja dhe Zoterinj ligjvenes (zhbërës) socialiste!

Arsyeja e ligjvenesve nuk mund të shteroje ne nivel te tille pezhorativ ku nga shkeles te Kushtetutes se Shqiperise te pa konsultuar as me Kushtetuten dhe as me njerezit qe e njohin ate dje te perdorni termin “konsultë” sot.

Zoti Sali Berisha eshte ne masen e sigurimit “arrest ne shtepi” nisur nga kritere politike dhe aspak ligjore me qellimin e vetem pengimin si Kryetar i Opozites ne kryerjen e misionit te Tij!

Kete situate tragjiko komike ju e keni ideuar dhe zbatuar me ndergjegje dhe vendimmarrje te plote dhe te ftohte!

Me lejoni tju pyes se arsyeja e mungeses se Zotit Berisha ne Kuvend eshte per shkaqe subjektive apo mungese vullneti nga ana e Tij?

Apo si pasoje e lejimit nga ana juaj te “arrestit” bazuar ne akte teresisht te pavlefshme lidhur me masat e para te sigurimit dhe ne dhunim te Kushtetutes?

Ku ishin asokohe njerezit qe njohin Kushtetuten dhe Ligjin qe ju konsultoheni sot?

Sepse arsyeja e mungeses se Deputetit Berisha sot eshte mosarsyeja juaj dje dhe shkelja e Kushtetutes dhe Ligjit po nga ju per ta arrestuar ate per oreksin e jetegjatesise se pushtetit tuaj!

Ky qendrim i juaji eshte i kunderligjshem, i pa moral, demtues per Opoziten dhe fatet e vendit dhe pse jo edhe tradhetar!

Ti marresh Lirine Deputetit dhe Liderit te Opozites me ndergjegje dhe me qellim te caktuar ne shkelje te Ligjit dhe Kushtetutes dhe te mos i nderpresesh mandatin te cilin nuk e lejoni ta ushtroje kjo perben handikapin me te shemtuar moralo politik dhe qe verteton pa asnje dyshim instalimin e autokracise ne vend!

Mazhoritare dhe mazhoritarë me vota te vjedhura!

Këtë çorbë te gatuar nga ju qe do ishte e pamundur pa kontributin e asistent kuzhinierit Lulzim Basha dhe ca pleshtave rreth tij tashme qe po e servirni eshte e prishur! Opozita e vertete e ca me teper Lideri Berisha nuk i afrohen pasi kane vite qe ja ndjejne erën dhe shijen e poshter si e gatuesit te saj!

Ju sot keni vetem dy rruge qe te zgjidhni:

Te lironi Berishen si i burgosur politikisht nga ju

Ose te gelltisni çorbën e prishur e te villni tere jeten!

 

Të fundit