Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk ka paqe me Edi Ramën! Beteja tjetër do jetë edhe më madhështore

Berisha: Nuk ka paqe me Edi Ramën! Beteja tjetër do jetë edhe

Në përgjigje të interesit të mediave për formatin e protestës, kryedemokrati Berisha u shpreh se Partia Demokratike do të vijojë të përshtasë strategjinë e saj, por theksoi se prioritet mbetet ‘mbrojtja e interesave jetike të qytetarëve’ dhe rrëzimi i qeverisë.

Sipas tij nuk mund të ketë ‘paqe’ me qeverinë aktuale, të cilën e akuzoi për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. ‘Kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe ju garantoj se tjetra do jetë edhe më e fuqishme. Për Edi Ramën nuk do ketë më asnjë strehë,’ u shpreh Berisha.

Berisha: Shumë shpejt do e njoftojmë. Nuk ka paqe me Edi Ramën. Me Edi Ramën ka vetëm betejë gjer në largimin e tij nga pushteti së bashku me hajdutët që e rrethojnë.
Ndaj dhe një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjithë atyre qytetarë që u bënë zëri i Shqipërisë, zëri i kombit shqiptar me protestën e tyre.
Le të vazhdojmë ne këtë betejë gjer në fitoren tonë të plotë.
T’i shporrim këta kusarë që nuk kanë ligj, as moral.
Edhe njëherë, mirënjohje ndaj jush, të vazhdojmë betejën.
Fitorja është e jona.
Ishte një demonstratë e shkëlqyer.
Domethënë tejkaloi çdo lloj projekti. Tjetra do jetë edhe më madhështore. Më e shkëlqyer.
Nuk ka paqe më.
Për Edi Ramën ka vetëm atë që meriton dhe shumë shpejt.
Atëherë pra, mirënjohje ndaj jush dhe ndaj të gjithë atyre që u angazhuan në këtë betejë epike.
Demokratët nuk mposhten kurrë.

Të fundit