Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk ka pasur asnjë urdhër për të firmosur për Endri Shabanin, ja pse u tërhoqëm

Berisha: Nuk ka pasur asnjë urdhër për të firmosur për

Kryedemokrati Sali Berisha iu rikthy edhe sot në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, debatit për filrmat e opozitës për Ednrit Shabanin, i cili të enjten u emërua Avokat i Popullit me votat e PS.

Berisha tha se nuk ka pasur asnjë urdhër për të firmosur për Shabanin, si dhe argumentoi se pse PD u distancua prej figurës së tij.  

"Kandidatura e Endri Shabanit nuk është firmosur me urdhër. Për këtë ju garantoj.
Nuk ka patur një urdhër nga drejtues të PD-së që të firmosin. Firmosja e saj ka ardhur në kontekstin e klimës së krijuar nga bashkëpunimi për bashkinë e Tiranës.
Pastaj, ka patur më shumë të interesuar, ka patur më pak të interesuar, ka patur që kanë refuzuar, të gjitha këto janë reale.
Por asnjë urdhër nuk ka patur që të firmoset Endri Shabani. Ndaj dhe kjo është e vërteta për të.
Por edhe një herë Meri, firmat ishin gabim, akt i nxituar, ndaj dhe ndjesa publike.
Kurse zgjedhja e tij nuk ka asnjë lidhje me firmat, sepse firmat ishin tërhequr.
Sigurisht Edi Rama përdori si pretekst për të mashtruar qytetarët, por qytetarët duhet ta dinë se firmat ishin tërhequr po me firmë", tha Berisha. 

Sipas tij, firma është propozim, nuk është votë, prandaj dhe u tërhoqën 

"Nuk besoj se justifikohet. Pse? Së pari, ato firma, unë theksova, janë gabim dhe apologjia dhe ndjesa është akti i merituar në këtë rast. Por ato firma u vendosën në një klimë kur u krijua një lloj koalicioni për kandidatin e Tiranës.
Ato firma u tërhoqën me firmë. Ju do të kishit të drejtë të mbani revoltën tuaj në qoftë se ata firmatarë nuk kanë firmosur për tërheqjen e firmave të tyre. Kështu që e pranoj kritikën, por jo idenë që të largohesh nga Partia Demokratike për këtë gabim.
Se kjo do ishte një lehtësim për Edi Ramën, një luftëtar më pak. Edi Rama e emëroi Endri Shabanin, Avokat Populli pa firma. S'është e vërtetë, po u tërhoq, firma është tërhequr. Dhe firma mund të tërhiqej edhe në parlament në momentin e votimit.
Firma është propozim, nuk është votë", tha ai. 

Të fundit