Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk kam menduar dorëheqjen, jam në një mision për të mbrojtur votën

Berisha: Nuk kam menduar dorëheqjen, jam në një mision për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi mbrëmjen e së martës në emisionin “LOG.” se nuk e ka marrë asnjëherë në konsideratë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, kur bëhet fjalë për atë që ai e cilëson si “farsë elektorale”.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar shtetin në një “makineri monstruoze” kundër qytetarëve dhe se nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Në asnjë moment nuk e kam menduar të dorëhiqem, kur janë farsë dhe jo zgjedhje. Nëse do të kishte përgjegjësi të plotë, ky nuk lejon zgjedhje, ky përdor të gjithë shtetin, ka kthyer shtetin ‘monstër’ kundër votës së qytetarëve,” u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri theksoi se qëndrimi i tij është i lidhur me një “mision”, të cilin e ndjen të domosdoshëm dhe të panegociueshëm.

“Unë jam me një mision, kështu e ndjej, ky mision do të përmbushet. Është i vështirë, por do të përmbushet,” tha Berisha, duke shtuar se në Partinë Demokratike ka hapësirë për mendime të ndryshme dhe se vendimmarrja është e hapur për çdo anëtar përmes votës.

Të fundit