Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk largohemi pa shporrur binomin Rama-Balluku! Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën

Berisha: Nuk largohemi pa shporrur binomin Rama-Balluku! Agasi rrahu me grushta

Kreu i PD Sali Berisha ka folur para Kryeministrisë, aty ku po mbahet foltorja e radhës.

Berisha deklaroi se nuk do të largohen nga sheshi pa larguar Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.

Berisha: Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Unë u ftoj ju dhe shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja. Në të gjithë gjuhën, edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën në zyrat e tij, i thoshte se më ka urdhëruar Kapoja.

Pra, nuk janë më zyrtarë, por këta janë një bandë që nuk e ka parë ndonjëherë kjo tokë dhe e pashembullt jo vetëm në Shqipëri, por u garantoj dhe as në Europë dhe botë ndoshta.

 

Të fundit