Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk më kanë thirrur asnjëherë për ’21 Janarin’, kanë frikë nga dëshmitë e mia

Berisha: Nuk më kanë thirrur asnjëherë për ’21

Kreu i PD Sali Berisha ka folur për fletëthirrjen e SPAK për dosjen “21 Janari”.

Berisha tha se ftesa e parë mban datën 3 Nëntor, kur Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kryedemokrati thekson se nuk ka marrë as orë dhe as datë për t’u paraqitur në SPAK lidhur me çështjen në fjalë.

“Ftesa e parë e Altin Troplinit, sipas tij, mban datën 3 nëntor, pikërisht datën që unë isha këtu, isha para jush, isha në zyrat e Skapit. Në mënyrë absolute nga data 3 gjer sot, asnjë person nuk ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër, dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë”, tha Berisha.

Ai deklaroi se nuk është thirrur nga SPAK pasi iu tremben dëshmive të tij.

“Nuk është thirrur asnjëherë, as edhe një herë të vetme, përkundrazi kanë biseduar me mua të huaj, zyrtarë të lartë të ndryshëm, dhe nuk më ka thirrur prokuroria e shtetit, nuk më kanë thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia”, deklaroi Berisha.

Të fundit