Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nuk përjashton kandidimin për kryeministër në 2029: Varet nga Zoti dhe demokratët

Berisha nuk përjashton kandidimin për kryeministër në 2029:

Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët, gjatë konferencës në selinë blu, nëse do të ishte kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të vitit 2029.

Berisha nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit, teksa tha se ajo varet nga “i madhi Zot dhe demokratët”.

“Një mikun timin, mik të shquar të them të vërtetën, e kanë uruar kryeministër kur ai ishte 95 vjeç. Dhe po të lexosh për të atij, ai i drejtoi me sukses të plotë atë qeveri.  Po a do jem unë si ai, kjo varet nga i madhi Zot dhe demokratët. Gjer tani të garantoj që po t'i pjesëtosh për dy moshën time, merr të vërtetën e saj”, tha Berisha.

Të fundit