Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla, askush nuk mund të na imponohet që t’i pranojmë ato

Berisha: Nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla, askush nuk mund

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk i pranojnë zgjedhjet e 11 majit.

“Të gjitha vendimet do merren në vazhdim, por zgjedhjet ne nuk mund t’i pranojmë, sepse ne nuk mund të pranojë zgjedhje të tilla.

Zgjedhje të tilla nuk mund t’i pranojmë kurrë dhe nuk mund të na imponojë ne kush që t’i pranojmë këto zgjedhje.”

Berisha në deklaratën për gazetarët është shprehur se zgjedhjet janë proces kombëtar dhe ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë sanksionuar në një seri dokumentesh, të cilat janë firmosur nga Shqipëria, ndër të cilat dokumenti i Kopenhagenit.

“Por zgjedhjet janë një proces kombëtar dhe ndërkombëtar. Është një proces ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë sanksionuar në një seri dokumentesh, të cilat janë firmosur nga Shqipëria, ndër të cilat dokumenti i Kopenhagenit.

Cilido nga ju që lexon raportin që e ka tronditur gjer në palcë, Edi Rama po bën çdo përpjekje nga më banditesket, shënojeni ju lutem, për të ndërhyrë, por sukses nuk do ketë.

Sukses nuk do ketë! Kjo është përgjigjja.”

Të fundit