Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nuk tërhiqet: Në Parlament do futem siç më kanë votuar qytetarët , s'ka forcë në botë që më imponon qëndrim të tjetër

Berisha nuk tërhiqet: Në Parlament do futem siç më

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet dhe ka deklaruar se do të jetë në Parlament në shtator. Pavarësisht se ambasadorja amerikane Yuri Kim i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha që të distancohej nga Berisha dhe deklaratës se PD nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti.  

I pyetur nëse do të hyjë në Kuvend si deputet i pavarur apo me PD, Berisha tha se do shkojë siç e kanë votuar qytetarët, pra me Partinë Demokratike.

Ish-kryeministru shtoi se nuk ka forcë në botë që të imponojë qëndrimin e tij, përveç atij që ka bërë publik. Ai ka bërë me dije se gjatë takimit të ambasadores Kim dhe Bashës, ky i fundit i ka kërkuar provat kundër Berishës.

“Unë kam deklaruar se një fakt të paraqitet unë mar vendimet e mia por nga ana tjetër qëndroj i vendosur dhe ta dini mirë se s'ka forcë në botë që të më imponojë mua një qëndrim tjetër përveç këtij që kam shpallur. Sa i përket asaj që pyetet për rekorde kriminale cilido që akuzon pa pasur fakte ka probleme madhore me karakterin e tij.

Isha në një vend tjetër ku kryetari i parlamentit ishte në listë të sezë si unë. Të gjithë në përballje me soros. Ata vazhduan me sukses punën e tyre në parlament fituan dhe zgjedhjet më vonë dhe administrata hoqi të gjitha vendimet të marra mbi baza shpifjesh dhe trillimesh. S'ka njeri që s'ka keqardhje kur sheh të vijë një vendim nga një vend që admiron pa bazë fakt dhe argument. Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit fakte prova dhe argumente”, tha Berisha.

Të fundit