Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nxjerr denoncimin nga Mirdita: I vrasin në gjumë babain, policia fsheh autorin!

Berisha nxjerr denoncimin nga Mirdita: I vrasin në gjumë babain,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesditën e kësaj të enjte një denoncim duke akuzuar Policinë dhe Prokurorinë për fshehjen e një vrasjeje të kryer një vit më parë.

Denoncimi është i një vajze nga Mirdita e cila shkruan se në 20 gusht të vitit 2024, babai i saj (Frederik Radi) është vrarë në gjumë në shtëpinë e tij në Lajthizë nga persona që sipas saj janë të njohur për institucionet por nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre. 

Vajza thotë se palë të fuqishme kanë ndërhyrë në hetim dhe po mbrojnë vrasësit dhe kjo sipas saj tregon që ose shteti po tregohet i pafuqishëm ose është i kapur.

Postimi i plotë i Berishës:

I vrasin në gjumë babain, policia fsheh autorin!
Lexoni denoncimin e vajzës së viktimës, dënoj me forcën më të madhe fshehjen e vrasjes të babait të saj!
Përshëndetje z. Berisha,

Po ju drejtohem me shumë dhimbje, por edhe me shpresën e fundit që më ka mbetur, sepse prej institucioneve të drejtësisë kam marrë vetëm heshtje dhe padrejtësi.

Babai im, Frederik Radi, është vrarë në gjumë, në mënyrë të pabesë dhe mizore, më 20 gusht 2024, në shtëpinë e tij në Lajthizë, Mirditë. Prej asaj dite, pavarësisht se Policia e Lezhës, Policia e Rrëshenit dhe Prokuroria janë në dijeni të plotë kush janë autorët, nuk është marrë asnjë masë ligjore. Të gjithë heshtin.
Ne kemi arsye të forta të besojmë se palë të fuqishme kanë ndërhyrë në hetim dhe po mbrojnë vrasësit. Kjo është një padrejtësi e tmerrshme, dhe shteti po tregohet i pafuqishëm – ose i kapur.

Zoti Berisha, ju jeni zëri i vetëm që arrin të çojë të vërtetën në dritën e opinionit publik. Ju lutem, ju bëj thirrje si qytetare dhe si e bija i një njeriu të pafajshëm që është vrarë mizorisht: ndihmoni që kjo çështje të bëhet publike! Ndihmoni që të ushtrohet presion publik mbi institucionet që kanë zgjedhur të heshtin.

Pa ndihmën tuaj dhe pa jehonë mediatike, kjo vrasje do të mbulohet me pluhur dhe kriminelët do të vazhdojnë të ecin të lirë. Mos lejoni që drejtësia të vdesë bashkë me viktimën!

Të fundit