Flash News

Ditari i Opozitës

Edhe sekretar, edhe avokat/ Berisha nxjerr dokumentet: Si e shkeli ligjin kandidati i Ramës për Këshillin Bashkiak të Tiranës

Edhe sekretar, edhe avokat/ Berisha nxjerr dokumentet: Si e shkeli ligjin

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar një tjetër person në radhët e socialistëve, që është në konflikt interesi me ligjin.

Në një postim në Facebook, Berisha ka shpërndarë mesazhin e një qytetari bashkangjitur me dokumentat, që tregojnë se si avokati Plarent Ndrecaj, aktualisht kandidat për anëtar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka ushtruar profesionin e avokatit në kohën kur shërbente si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Sipas dokumenteve, rezulton se Ndreca në periudhën e viteve 2019-2020 ka shërbyer njëherazi si sekretar në qeveri dhe si avokat.

Ky është rasti i dytë që denoncohet brenda pak kohësh pas Elira Kokonës, që përveçse zv.sekretare në Kryeministri shërbente edhe si avokate në Strasburg.

Postimi i Berishës:

Plarent Ndreca apo Kokona bis.

Miq, zbulohet Kokona bis. Ky është Plarent Ndreca, është hajduti që vodhi me uniformat e policisë, por që shtetit nga një studio në një tjetër duke dezinformuar qytetarët. Plarenti nderkohë që ishte Sekreatar i Përgjithshëm Ministrie, ushtronte dhe detyrën e avokatit njëlloj si Kokona e Ramës. Këta janë hajdutë të papërmbajtur që në shembullin e bosëve të tyre vjedhin në çdo gjë! Krim!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.

Miremengjes dhe dite te mbare! Te dergova nje ekstrakt historik te Avokat Plarent Ndreca, nga data 31.08.2009 deri me 25.04.2023, pa nderpreje, ndonese nga viti 2013 (shtatori) deri ne vitin 2020 ushtruar detyra shteterore si Sekretar i Pergjithshem i Ministrise Arsimit(2013-2017) Sekretar i Pergjithshem i Ministrise Mjedisit (2017-2018) Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Brendshme (2019-2020). Kjo e dyta ka ushtruar aktivitet kur ishe ne Ministrine e Brendeshme.Jo per ndonje gje por dele dhe bene edhe moral neper TV, ndersa per ligj nuk pyt fare, pasi funksioni i avokatit eshte i papajtueshem me cdo detyre shteterore me perjashtim te mesimdhenies si pedagog. Ai qe shperdoron detyren nuk mban asnje pergjegjesi, por edhe shperblehet. Respekte!

Edhe sekretar, edhe avokat/ Berisha nxjerr dokumentet: Si e shkeli ligjin Edhe sekretar, edhe avokat/ Berisha nxjerr dokumentet: Si e shkeli ligjin Edhe sekretar, edhe avokat/ Berisha nxjerr dokumentet: Si e shkeli ligjin Edhe sekretar, edhe avokat/ Berisha nxjerr dokumentet: Si e shkeli ligjin

Të fundit