Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nxjerr pamjet nga Kuvendi: Terror psikologjik ndaj gazetarëve

Berisha nxjerr pamjet nga Kuvendi: Terror psikologjik ndaj gazetarëve

Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar në Facebook momentin kur gazetarët u nxorën forcërisht jashtë Kuvendit nga Garda.

Berisha shkruan krahas videos se ky është një terror psikologjik që po iu bëhet gazetarëve.

“Terror psikologjik ndaj gazetarëve në Parlament! Përzehen forcërisht nga salla! Linda do terrin!”, shkruan Berisha.

Gazetarët nuk u lejuan të qëndronin në sallë. Punonjësit e Gardës i nxorën me forcë jashtë sallës së Kuvendit, edhe pse gazetarët kundërshtuan largimin e tyre.

Të fundit