Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nxjerr video-n: Ja si u përdor metamorfoza për fushatë elektorale

Berisha nxjerr video-n: Ja si u përdor metamorfoza për fushatë

Kryedemokrati Sali Berisha publikoi një video nga fjala e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku denoncoi se si operacioni ‘Metamorfoza’, u përdor për fushatë elektorale.

Berisha thotë se kriminelët dhe banditët u lanë të lirë për t'i shërbyer qeverisë Rama në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“E keni ndjekur operacionin ‘Metamorfoza’. Unë dy gjera dua t’u them ju këtu. Ky operacion është regjistruar në janar. Por ky operacion u shty vetëm që këta banditë, vrasës, trafikantë, përdhunues të përdoren kundër opozitës. Dhe të sillen në Shkodër si pushtues.

Por ju them nga ana tjetër se miku i ngushte i Edi Ramës, Pëllumb Gjoka, në fakt edhe i Erion Velisë, sepse Erion Veliaj e ka pajisur me leje ndërtimi para 10 ditësh, dy javësh.

Pra miku i ngushtë i Edi Ramës vendosi Velipojën në rrethim, në pushtim në 14 maj dhe ne e denoncuam.

Bajrët, që u informuan t’ia mbathin, në 14 maj, me makina të blinduara ushtruan terror në Shkodër, e kështu me radhë në të gjithë Shqipërinë bandat”, deklaron Berisha.

Të fundit