Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nxjerr VIDEO-n me pensionisten: Përfaqësoi me dinjitet 700 mijë pensionistë shqiptarë

Berisha nxjerr VIDEO-n me pensionisten: Përfaqësoi me dinjitet 700

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar, momentin kur një pensioniste ia përplas në sy kryeministrit Edi Ramës realitetin e hidhur ku ai i ka lënë të moshuarit shqiptarë gjatë 12 viteve të tij në pushtet.

‘Si ka mundësi, nqs ju do kishit një pension 150 mijë lekë të vjetra, 200 mijë apo 250 mijë më minimalja, si mund të jetonit në një muaj dhe si mund ta nxirrni muajin? Plus me shtesat që bëtë tani 400 lekë është qesharake janë të tallet me një pensionist që ka punuar 40 vjet, më jep një shpjegim si mund të rrosh’, iu drejtua pensionistja Ramës në përballjen me të në studion televizive.

 ‘Pensionistja e vërtetë! Nderim për guximin e saj përfaqësoj me dinjitet 700 mijë pensionistë shqiptarë!’, shkruan Berisha krahas videos.

Të fundit