Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nxjerr videon: Krim i rëndë mjedisor. Si gënjeu Rama për dy anijet që do të prodhojnë energji në Vlorë

Berisha nxjerr videon: Krim i rëndë mjedisor. Si gënjeu Rama

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dy anijet që do të vinë në Vlorë për të prodhuar energji. Bëhet fjalë Për dY TEC-e lundruese me kapacitet mbi 100 MW që do instalohen në bregdetin e Vlorës për të djegur naftë dhe për të prodhuar energji elektrike.

Berisha thotë se dy anijet që do vijnë më datë 8 shtator në Vlorë për prodhimin e energjisë do të kryejnë krim mjedisor. Ai shkruan se këto anije ndotin vendin sa 100.000 makina që bëjnë 100 km në ditë.

Berisha ka nxjerrë një video, ku kryeministri deklaron se anijet do të prodhojnë energji me gaz të lëngshëm, ndërsa shton se kjo nuk është e vërtetë dhe se ato funksionojnë me naftë të rëndë D2, që përmban sasi të lartë squfuri, çka rrezikon shëndetin e qytetarëve.

“Super mashtrim i banoreve te Vlores! Me dt 8 shtator arrijne ne Vlore dy ndotesit gjigand qe punojne me D2 dhe ndotin Vloren sa 100.000 makina qe bejne 100 km ne dite. Tmerr. Krim i rende mjedisor.

Edi Rama genjeu vlonjatet ne emisionin Opinion ne Tv Klan ne daten 7 Prill 2022 duke deklaruar se do jene me gaz!! Ju bej thirrje vlonjateve te mbrojne shendetin e tyre dhe femijeve te tyre nga ndotesit kanceroz!!”-shkruan Berisha.

Të fundit