Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nxjerr videon nga '99: Në Korçë mes vellezërve kosovarë, kur Bregoviçi protestonte në Selanik kundër bombardimeve

Berisha nxjerr videon nga '99: Në Korçë mes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ftesën e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë.

Ai ka postuar në rrjetet sociale një video nga koha e luftës, kur shqiptarët e Kosovës kishin ardhur për t'u strehuar në Shqipëri.

Berisha ka nxjerrë videon, ku është takuar me shqiptarët e Kosovës në Korçë dhe ku iu premton se do t'i ndalin serbët.

"Në Kosovë përcaktohet e ardhmja jonë. Po fitoi Kosova do fitojë kombi shqiptar. Po humbi Kosova, kombi shqiptar nuk ka të ardhme", iu thotë Berisha kosovarëve.

Krahas videos, ish-kryeministri shkruan se ka qenë mes vëllezërve dhe motrave nga Kosova ditën që Bregoviçi protestonte me një koncert në Selanik kundër bombardimit nga NATO.

Të fundit