Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nxjerr videon: Plazhet bosh, çmimet stratosferike të bordeve të Ramës shkatërruan turizmin

Berisha nxjerr videon: Plazhet bosh, çmimet stratosferike të bordeve

Kryedemokrati Sali Berisha ka nxjerrë një video, plazhi në Spille është braktisur nga pushuesit. Kjo vjen pas ngjarjes së rëndë në Himarë, që tregoi se mungon siguria në plazhe.

Kujtojmë se një 7-vjeçare u godit për vdekje nga një skaf, që drejtohej nga një ish-efektiv. Por edhe çmimet e larta kanë bërë që pushuesit të mos zgjedhin plazhet shqiptare për të qëndruar.

“Plazhet bosh! Çmimet stratosferike të bordeve të Edi Ramës shkatërruan turizmin”, shkruan Berisha krahas denoncimit të qytetarit.

“Doktor në Spille nuk ka plazhista nga ekonomia e dobët dhe nga frika e skafeve që kalojnë në breg, si rasti i Himares ku skafi i mori jetën vajzës 7 vjeçare”, thuhet në denoncimin e qytetarit.

Të fundit