Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nxjerr videon: Shikoni se si vëllai i shefit të policisë në Klos, voton për persona të tjerë

Berisha nxjerr videon: Shikoni se si vëllai i shefit të policisë
Foto ilustruese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari. Ky i fundit ka çuar në adresë së Berishës, një video që sipas tij, dëshmon se vëllai i shefit të Policisë Bashkiake të Klosit ka votuar më 25 prill për persona të tjerë.

Qytetari thotë se i vëllai i shefit të policisë quhet Bledian Doma, ndërsa shton se nëse hapen kamerat do të konstatohen disa shkelje që janë bërë gjatë procesit të votimit, duke nënvizuar presionin mbi komisionerët.

Krahas videos dhe mesazhit të qytetarit, Berisha shkruan: Shikoni se si Bledian Doma, vëllai i shefit të policisë voton për persona të tjerë.

Të fundit