Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Oligarkët prej 3 muajsh u thonë klientëve se Rama do na sjellë palestinezë për të blerë apartamentet

Berisha: Oligarkët prej 3 muajsh u thonë klientëve se Rama do na

Kreu i demokratëve, Sali Berisha komentoi lajmin që ka qarkulluar në mediat e huaja, se qeveria shqiptare është në negociata me atë izraelite për të sjellë 100 mijë palestinezë në Shqipëri.

Berisha deklaroi nga selia blu se oligarkët po u thonë klientëve të tyre se Rama do të sjellë palestinezë për të blerë apartamente në Shqipëri.

“Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet, e them me bindje të plotë këtë, duke pasur parasysh një eksperiencë të shkuar.

Këtu nuk ekziston shtet dhe këtu ka një narkoshtet dhe një narkoshtet të gjitha kapacitetet i ka për krim, krim dhe vetëm krim.

Urdhëro çfarë ndodhi me ata që kemi. Ua dërgoi të dhënat ajatollahëve.

Pra, një narkoshtet nuk ka kapacitet të menaxhojë asgjë.

Natyrisht jam i informuar se kjo oshëtimë ka tre muaj që qarkullohet nga oligarkët e Edi Ramës, që u thonë klientëve se Rama do na sjellë palestinezë për të blerë apartamentet.

Kjo është e vërtetë. Unë nuk mund të besoj në atë që thotë Rama dhe ato që thonë mediat. Por unë them këtë, që Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për trajtim. Është një narkoshtet që nuk ka asnjë ligj, asnjë rregull, as Kushtetutë”, deklaroi Berisha.

Të fundit