Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Opozita ka shuar revoltat qytetare. Nuk do të ndodhë kurrë më

Berisha: Opozita ka shuar revoltat qytetare. Nuk do të ndodhë

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se dy janë arsyet që kanë shuar revoltat qytetare.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD, Berisha tha se faktori i parë ka qenë opozita nën drejtimin e Lulzim Bashës, ndërsa mori si shembull rastin e vrasjes së të riut Klodian rasha nga një efektiv policie.

“Dy faktorë u bënë zjarrfikës të revoltave qytetare. Faktori i parë ishte opozita, të themi të vërtetën. Nuk harroj kurrë qëndrimin e opozitës ndaj ekzekutimit në derë të shtëpisë së të riut Rasha. Në derë të shtëpisë, pas shpine, duken hyrë në shtëpinë e tij. Nuk mund të kishte forcë që të pengonte opozitën të mbushte sheshet. Janë një seri rastesh të tjera. Këto nuk do të përsëriten kurrë më. Edhe Astiri, një qëndresë qytetare heroike, 420 ditë. Mbështetje e kufizuar, e dorëzuar, e lokalizuar.

Teatri, histori turpi për opozitën, histori nderi për artistët dhe qytetarët që bënë qëndresën më të vendosur, dhe opozita nuk gjente motive për të mbrojtur një simbol kombëtar siç ishte Teatri. I them këto se, s'do përsëriten kurrë më.

Ka patur edhe një faktor tjetër. Në disa raste ka patur grupe dhe të tjerë që nuk duan të na politizojnë. Ne nuk pyesim më për asgjë, ajo që është e drejtë... Jam këtu para jush për t'ju thënë të gjithë grupeve, organizatave e të tjera me radhë, se ne si demokratë do të dalim në shesh për çdo kauzë të drejtë. Nuk ka asgjë që na pengon. Ju jeni të mirëpritur të na bashkoheni! Nuk doni? Ne do të dalim gjithnjë.”

 

Të fundit