Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Pabarazia gjinore dhe narkoregjimi, kërcënim kryesor për gratë në Shqipëri

Berisha: Pabarazia gjinore dhe narkoregjimi, kërcënim kryesor për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar ditën e sotme se gjendja e grave dhe vajzave në Shqipëri është dramatike, duke e lidhur atë me pasigurinë dhe dominimin e krimit në shoqëri. 

Gjatë fjalës së tij në Konferencën “Të bësh ndryshimin: nga influencues në vendimmarrës”, e organizuar nga PD dhe fondacioni suedez, ‘Jarl Hjalmarson’, Berisha u shpreh se  Shqipëria është "vend i parë dhe i vetëm në të cilin sundon një narkoregjim", duke nënkuptuar se lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar po përkeqësojnë situatën.

Berisha theksoi se çështja e barazisë gjinore është para së gjithash një çështje e të drejtave të njeriut, duke e konsideruar pabarazinë e grave një nga armiqtë kryesorë të këtyre të drejtave. Ai bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në luftën kundër patriarkatës dhe pabarazisë, duke përmendur disa arritje të periudhës së qeverisjes së Partisë Demokratike (PD), përfshirë ngushtimin e diferencës mes pagave të burrave dhe grave nga 36% në 17.8%, dhe rritjen e pagave për gratë shqiptare, duke i bërë ato më të paguara në rajon.

Berisha theksoi se këto arritje janë kthyer mbrapsht nën qeverisjen e tanishme, duke e quajtur situatën aktuale si një "rrokullisje të shpejtë" që ka sjellë përkeqësimin e kushteve për gratë dhe vajzat në vend.

Deklarata e plotë e Berishës

Mirëdita, dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjitha ju këtu, zonja, zonjushe të nderuara. Një përshëndetje të veçantë për Albanën për organizimin e kësaj konference dhe punën e saj të palodhur. Një mirënjohje të veçantë kam për fondacion Jarl Hjalmarson, presidenten e tij, Eva Gustavsson, mikeshë e çmuar e PD. Mirënjohje të veçantë kam për znj. Margareta Cederfelt, për znj.ëickland, për znj.Li Borgs, të pranishme në këtë konferencë për mbështetjen shumë të rëndësishme që i japin Lidhjes Demokratike të Gruas, përpjekjeve tona në kushtet shumë të vështira që veprojnë sot.

Është shumë themelore tema e konferencës dhe trajtimi i rolit të gruas në shoqërinë shqiptare.

Në shoqërinë tonë, por edhe në çdo shoqëri, edhe në ato më të avancuarat operon prej shekujsh dhe mijëvjeçarë muri i patriarkisë. Dhe ne, nuk do të harrojmë kurrë se çështja e rolit të gruas, çështja e barazisë gjinore, është para së gjithash një cështje e të drejtave të njeriut. Kjo pabarazi e kristalizuar në shekuj, dhe që ka forma nga më të shëmtuarat të shfaqjes së saj, fatkeqësisht është armiku kryesor sot i të drejtave të njeriut, i vajzave dhe grave, në Shqipëri, Europë dhe në botë.

Gjendja sot e grave dhe vajzave, në Shqipëri, është dramatike, siç është dramatike gjendja e shoqërisë shqiptare, por ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë në këtë mes janë gratë dhe vajzat, pasi Shqipëri është vendi i parë dhe i vetëm në të cilin sundon një narkoregjim, një diktaturë autoritare e bazuar në drogë, e bazuar në krimin dhe lidhjet e pushtetit me krimin.

Në qeverisjen tonë, ne u përpoqëm dhe shënuam hapa të rëndësishëm në betejën tonë kundër pabarazisë, në betejën tonë kundër murit të patriarkisë.
E kam theksuar dhe e theksoj, ne arritëm që, nga një diferencë prej 36% në paga që ekzistonin midis burrave dhe grave, ta ngushtojmë këtë diferencë në 17.8%.

Arritëm që, vajzat dhe gratë shqiptare, pabarazinë financiare dhe ekonomike, e cila është një pabarazi jashtëzakonisht e dhimbshme, ne arritëm që këtë pabarazi, jo vetëm ta ngushtojmë, por vajzat dhe gratë shqiptare nuk ishin më më të keqpaguarat në rajon, por ishin më të mirëpaguara në të gjitha vendet e rajonit.
Kjo arritje u rrokullis me shpejtësi.

Të fundit