Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëroi greva, Meta tregon a do t’i bashkohet kryedemokratit

Berisha paralajmëroi greva, Meta tregon a do t’i bashkohet

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se do t’i bashkohet kryedemokratit Sali Berishës, pas thirrjeve të kreut të PD-së, i cili paralajmëroi ngujime e greva.

Meta theksoi se do t’i bashkohet çdo përpjekje për t’u rivendosur rendi kushtetues.

Ndërsa shtoi se “çdo aksion do të ketë mbështetjen tonë më të madhe”.

“Arrestime politike, siç ishte rasti i Salianjit, jo vetëm që nuk do të stepin opozitën por do të shtojë zemëratën e tyre.

Ne i bashkohemi çdo përpjekje për tu rivendosur rendi kushtetues, që është përmbysur me kapjen totale të shtetit dhe institucioneve të pavarura nga Rama.

Çdo aksion do të ketë mbështetjen tonë më të madhe”, tha Meta.

Të fundit