Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëroi protesta, Boçi: Nuk do presim fundin e verës

Berisha paralajmëroi protesta, Boçi: Nuk do presim fundin e

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi deklaroi se protestat e paralajmëruara nga kreu i PD, Sali Berisha vijnë si pasojë e situatës së krijuar në të gjithë vendin.

I ftuar në Report tv, Boçi tha se protestat nuk do të organizohen për të ruajtur pozicionin e Sali Berishës, por për të përkrahur shqiptarët.

“Kur flasim që ka domosdoshmëri në publik për protesta nuk mund të krijojmë pengesa mujore apo stinore. Pra që jemi në verë dhe po presim vjeshtën apo pranverën. Mjafton të ekzistojnë arsyet që kauzat qytetare të shndërrohen në kauza politike dhe PD të qëndrojë në krye. Ditën e nesërme ka një mbledhje me të gjithë krerët e PD në rrethe dhe të iniciohet një protestë.

Mençuria e një partie politike është pikërisht kjo. Në këtë rast nuk kemi një kauzë politike që u ofrohet qytetarëve, por një dëshirë dhe revoltë e tyre që merr tipare politike. Rruga që PD ndoqi më parë duke dorëzuar mandatet nuk është e njëjta me atë që po ndjek zoti Berisha. Sepse zoti Berisha kërkon një aksion direkt dhe përballje politike me situatën. Sot e kërkon koha protestën, nuk e shpiku Berisha për të ruajtur pozicionin e tij.” – tha Boçi.


 

 

 

Të fundit