Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron analizë të thelluar në PD: Do japim shpjegime dhe përgjegjësi

Berisha paralajmëron analizë të thelluar në PD: Do japim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, deklaroi se pas mbylljes së procesit të mbrojtjes së votës, nis faza e analizës së thelluar brenda partisë, ku çdo qelizë do të bëjë vlerësimet dhe përgjegjësitë përkatëse.

Berisha tha se foltorja ka shërbyer si një mekanizëm i debatit të hapur me mbështetësit, por kjo, sipas tij, nuk e zëvendëson analizën e plotë të brendshme.

Berisha: Foltorja ka qëllimin e vet, një takim dhe debat të hapur pa filtra, para kamerave, me mbështetësit tanë. Ne aty regjistrojmë propozimet e tyre, shënojmë kritikat që ata bëjnë në mënyrë që të përmirësohemi.

Por do të ishte jo e drejtë dhe jo reale, nëse do të pretendohej se me këtë foltore ne ezaurojmë debatin e domosdoshëm të brendshëm në parti, analizën e punës tonë.  Ajo do të bëhet në çdo qelizë.

Absolutisht ne nuk jemi parti e gjahut të shtrigave, por ne symbyllas nuk jemi.  Do jenë strukturat ato të cilat do të bëjnë të gjitha propozimet, mendimet, kritikat. Ne jemi parti e mendimit të hapur, nuk vdesin kurrë, sepse jemi parti e vlerave të lirisë. Kjo është e gjithë puna.

Do të ketë diskutim, do të ketë me dhjetëra, qindra, qindra diskutime. Po të ja themi njëri-tjetrit gjërat, do japim shpjegime, do japim llogari, do mbajmë përgjegjësi. Pra kjo është e domosdoshme.

Atyre që spekullojnë, nuk ndodhi në periudhën që ne po mbronim votën. Mbrojtja e votës për ne ishte e një rëndësie jetike, jo vetëm për PD-në, për Shqipërinë. Ja ku është sot. Axhendë e parë në të gjitha forcat politike të spektrit të djathtë në Europë. 10 ditë më parë në Sao Paulo, në rend dite 4 ishin çështjet kryesore, njëra prej tyre ishte Shqipëria.

Të fundit