All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron Ballën: Po vazhdove do të tregoj historinë e qershive

All - Paragraf - 1

Berisha paralajmëron Ballën: Po vazhdove do të tregoj

Kreu i PD, Sali Berisha ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa diskutohet me debate projektligji i qeverisë që i detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipërin aty ku i cakton shteti.

All - Paragraf - 3

Balla e akuzoi se po kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë, ndërsa Berisha e paralajmëroi që të mos e teprojë me deklaratat ose do i nxjerrë një histori që nuk është treguar më parë.

“Parafolësi është një eksponent i botës së krimit. Është një person që përfaqëson këtu klanet më të rrezikshme, më mafioze të vendit.

Është një person, i cili në dosjet e prokurorisë figurojnë dhjetëra kilometra të tëra telefonata me vrasës, trafikantë, përdhunues, etj.

Asnjëherë mos prisni kurrë që kjo racë e shpifur që ka pushtuar parlamentin, të mendojë ndryshe, përveçse keq për ju dhe me urrejtje.

Meqë përmende xhaxhin tënd, unë nuk e kam vizituar kurrë atë . Por po vazhdove do të tregoj historinë e qershive, kur të nxirrte sekretari i parë te qershia”, tha Berisha.

Të fundit