Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron: Do t’i përgjigjemi dhunës së pajustifikuar që u ushtrua ndaj nesh

Berisha paralajmëron: Do t’i përgjigjemi dhunës së

Kreu i opozitës Sali Berisha deklaroi se protesta e radhës do të jetë “përgjigje proporcionale” ndaj dhunws së të pajustifikuar të ushtruar ndaj protestuesve.

Berisha u shpreh se protesta e fundit ishte një “fitore”, qw ekspozoi frikën dhe ligësinë e qeverisë, ndërsa theksoi se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni.

Berisha: Ne protestonim kundër rritjes së çmimit të naftës, protestonim kundër farsës elektorale. Protestonim kundër rritjes së çmimeve, varfërimit të shqiptarëve. Protestonim kundër bllokimit të drejtësisë nga Edi Rama me 83 mandate krimi për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Lubi Ballukut. Ne ishim në protestë kundër pengesave të mëdha të integrimit në BE.

Ne nuk dorëzohemi. Dita e premte ishte një fitore për ne sepse ekspozuam frikën dhe tmerrin, ligësinë e pafundme që ka kapur Edi Ramën nga kryengritja jonë. Ne nuk dorëzohemi. Protestën e ardhshme përgjigja jonë në kryengritjen tonë paqësore do të jetë proporcionale, banditë dëgjojeni, me dhunën e pajustifikuar që na u bë.

Të fundit