Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron: Kushtetuesja do votojë me 5 vota për të mbrojtur Lubinë, janë urdhëruar nga Rama

Berisha paralajmëron: Kushtetuesja do votojë me 5 vota për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme, gjatë turit të Foltores me degët 8 dhe 10 në Tiranë paralajmëroi se Gjykata Kushtetuese do votojë me 5 vota për të mbrojtur Belinda Ballukun.

Sipas tij, ata janë urdhëruar nga Edi Rama për t'i dalë në krah. 

Berisha: Të dashur zotërinj kryetarë të degëve, i dashur zoti deputet, doktor Zija Ismaili, përshëndetje edhe njëherë.
Vij me shumë kënaqësi të takohem me ju, në një kohë jashtëzakonisht të veçantë për vendin.
Në një kohë, në të cilën sot, në këtë moment që jemi të mbledhur, organizata kriminale e Edi Ramës ka urdhëruar gjykatësit të votojnë në mbrojtje të Lubi Ballukut.
Sot, në momentin që mblidhemi këtu, organizata kriminale voton kundër interesave më jetike të çdo qytetari shqiptar.
Voton që një grup hajdutësh, të cilin nuk e ka pasur kurrë në histori Shqipëria, i cili ka vjedhur miliarda e miliarda, të vazhdojë të vjedhë miliarda të tjerë.
Voton, të dashur miq, në një moment kur realisht ky vendim mund të këpusë çdo urë lidhje.
Mund të bëjë zero të gjithë përpjekjet tona 35-vjeçare për t’u integruar në BE.
Votojnë për të kuptuar shkallën e tyre.
Votojnë pasi kanë marrë mesazhin se kjo çështje është një çështje themelore për ne, për ata, për Brukselin dhe kjo mund të na detyrojë të zhbëjmë nga e para procesin e integrimit të Shqipërisë.
Një paralajmërim që nuk është dëgjuar kurrë më parë.
Asnjëherë nuk kisha dëgjuar, as ata që e komentojnë këtë paralajmërim.
Me gjithë këtë, ne që jemi këtu, dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, Edi Rama për të mbrojtur krimet e tij urdhëron, dhe me pesë vota vendos që të mbrojë me çdo kusht karrigen e tij, të mbrojë veten nga vjedhjet sepse Lubia është vetëm emri fiktiv, aferat janë të Ramës mbi të gjitha dhe të asaj pastaj.

Të fundit