Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron ‘opozitë të vërtetë’: S’do ta lemë që Portin e Durrësit ta marrë Basha e Rama

Berisha paralajmëron ‘opozitë të vërtetë’:

Ish-lideri demokrat Sali Berisha pretendon se kryedemokrati Lulzim Basha është i përfshirë së bashku me kryeministrin Edi Rama në koncesionin e Portit të Durrësit. Ai ka paralajmëruar opozitë të fortë në kundërshtim me këtë projekt.  

“Do të jetë opozitë e vërtetë. Pse do të lemë ne Portin e Durrësit që 800 mijë metra t’i marrë Rama me Bashën. Kurrën e kurrës”, tha Berisha për “Now”.

Ish-kryeministri shtoi se po të drejtohej prej tij opozita nuk do të lejohej kurrë që të ndodhte korrupsioni me inceneratorët.

Ai tha se PD e ka denoncuar vetëm dy herë këtë aferë dhe në padinë penale është hequr emri i Këshilltarit të Ramës, Engjëll Agaçi.

“E ka hequr se Engjëll Agaçi është njeriu që i mbyll çështjet atij në gjykata”, tha Berisha.

 

Të fundit