Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron pas përjashtimit nga grupi: Basha vrau PD-në, do krijoj aleancë me çdo demokrat

Berisha paralajmëron pas përjashtimit nga grupi: Basha vrau

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD, ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar krijimin e një aleance dhe do të bëjë gjithçka për rikthimin e PD në forcë politike sovrane jo antiamerikane.

Duke folur në Opinion Berisha tha se për këtë nuk ka qenë i papërgatitur.

Do të krijoj aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat që beson se ky vend do të ketë opozitë sovrane, do të ketë PD sovrane. Do ndjek qasjen që do sjellë më të sigurt rivendosjen e sovranitetin të PD. Këtë do bëj unë. Nuk isha i papërgatitur për këtë. Para një muaj deklarova se nëse PD shet sovranitetin e vet, Berisha do bëj gjithçka për rikthimin e saj në forcë politike sovrane jo antiamerikane”, tha Berisha.

I pyetur se si ndihet emocionalisht lidhur me këtë vendim, Berisha tha se “ndjej keqardhje për PD, Basha kreu vrasjen e PD”.

Të fundit