Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron protesta: Të vërshojmë drejt Tiranës, të ngremë popullin në këmbë!

Berisha paralajmëron protesta: Të vërshojmë drejt

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protesta, duke i bërë thirrje qytetarëve që të angazhohen në misionin e opozitës.

Nga qyteti i Lushnjës, Berisha tha se duhet të vërshojmë drejt Tiranës, të protestojmë kudo ku ka padrejtësi dhe populli të ngrihet në këmbë.

Berisha u shpreh i bindur se do të fitojnë ne betejën e tyre, ndërsa theksoi se sot parlamenti ka bërë prova për ditën e hënë, ku është dhënë urdhëri që të rrethohet nga Garda.

Në këtë mënyrë të vërshojmë drejt Tiranës, në këtë mënyrë të protestojmë kudo ku lind padrejtësia. Të ngremë një popull të tërë në këmbë, një popull që qeveria e uron, qeveria e shtyp, e vjedh, një popull që nuk meritoni një trajtim të tillë. Ju falënderoj dhe ju ftoj në këtë mision. Parlamentin e kanë rrethuar me polici dhe gardiste, Sot kanë bërë provat e përgjithshme, por prova e përgjithshme është e jona, fitorja është e deputetëve të opozitës, ne nuk tërhiqemi, ne do fitojmë”, tha Berisha.

Të fundit