Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron protestë kombëtare: Mund t’i organizojmë kur të duam, por po studiojmë variantet

Berisha paralajmëron protestë kombëtare: Mund t’i

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protesta kombëtare, por nuk dha një datë të saktë se kur do të organizohet.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tha se Shqipëria do të shohë protestat që nuk i ka njohur kurrë më parë.

“Pretendojmë për të qenë partia kryesore e vendit në çdo aspekt në zgjedhjet lokale. Unë kudo që shkoj gjej një urrejtje ndaj qeverisë. A e konstatoni ju? Ka ndodhur një gjë e pabesueshme, ka ndodhur një pakënaqësi, edhe gurët po të kishin gojë do flisnin kundër kësaj qeveria.

Një gjë është e sigurt që Shqipëria do të njohë protestat që nuk i ka njohur kurrë më parë. Protestat kanë filluar, sindikata e pedagogëve ka nisur dhe ka një përkrahje të fortë pedagogëve, studentëve por edhe mësuesve.

Fitorja e opozitës do të shtrihet nga Tirana në të katërt anët e vendit”, tha Berisha.

I pyetur se kur priten protestat e paralajmëruara në vjeshtë, Berisha tha se po studiohet teknika dhe forma.

“Mund t’i organizojmë kur të duam, por po i studiojmë. Për të mos bërë ata që është bërë, po studiojmë teknikën dhe formën. Po flasim me të gjitha forcat politike. Ka një front për shpëtimin e Shqipërisë.

Kemi nisur forma të ndryshme dhe do shohim se cilën do përzgjedhim. Por nuk kemi asnjë lloj vështirësie për të mbajtur protesta. Eshtë varianti të mbështesim një lëvizje të madhe sindikale, apo dhe të tjera. Do flasim gjithsesi”, tha Berisha.

Të fundit