Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron Ramën nga Gjirokastra: Revolucioni demokratik do triumfojë

Berisha paralajmëron Ramën nga Gjirokastra: Revolucioni demokratik do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nga Gjirokastra, kryeministrin Edi Rama, se revolucioni paqësor të cilin ai ka nisur nuk do të ndalet.

Ish-lideri i PD-së deklaroi se të gjithë demokratët do ta çojnë kauzën deri në fund, pavarësisht pengesave që i kanë hasur edhe më parë.  

"Në emrin tuaj dua të paralajmëroj Edi Ramën. Ky është një revolucion demokratik paqësor. Sepse ne të tillë jemi. Edhe kur kanë gjuajtur mbi ne këtu në Gjirokastër, demokratët e Gjirokastrës nuk kthyen armët, por organizuan qëndresën, shtuan radhët dhe bënë gjithçka që revolucioni i tyre të triumfojë në mënyrë paqësore. Po këtë do të bëjmë ne sot, pas 31 vitesh, sot më të vendosur së kurrë që kauzën tonë ta çojmë deri në fund", tha Berisha. 

Të fundit