Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha paralajmëron vijimin e protestave: Jo për një parti, por për pasuritë e çdo shqiptari

Berisha paralajmëron vijimin e protestave: Jo për një parti, por

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se protestat e qytetarëve do të vazhdojnë, duke i cilësuar ato si shprehje të ndërgjegjes kombëtare kundër vjedhjeve masive të pasurisë publike nga qeveria.

“Pa dyshim që do ketë protesta, protesta dhe vetëm protesta. Nuk është protestë për një parti apo individ, por për ndërgjegjen qytetare dhe kombëtare,” tha Berisha, duke listuar disa prej abuzimeve të qeverisë

Berisha shtoi se këto pasuri nuk janë të opozitës, por të të gjithë shqiptarëve, dhe theksoi se qytetarët duhet të tregojnë vendosmërinë e tyre për të denoncuar regjimin dhe për të dhënë mesazhin e qartë edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar.

"Të bashkohemi sepse kur themi janë vjedhur 130 milionë euro në djegësin e Tiranës që nuk ekziston, kur themi janë vjedhur 50 milionë euro me një firmë në tunelin e Llogarasë, kur themi janë vjedhur 140 milionë euro me një firmë në aeroportin e Vlorës, kur themi po vidhen rreth 4 miliardë euro me portin e Durrësit, këto janë pasuri të çdo shqiptari dhe jo vetëm të opozitarëve që protestojnë.

Këto janë pasuri të fëmijëve të çdo shqiptari dhe jo vetëm të fëmijëve të opozitarëve që protestojnë. Ndaj dhe sot është koha më shumë se kurrë të tregojmë të bindur para ndërgjegjes sonë, të tregojmë se ne kurrë s'pajtohemi me këtë regjim. Por t'i tregojmë dhe botës, t'u tregojmë miqve tanë se kush jemi ne”, deklaroi Berisha.

Të fundit