Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Parashkrimi është amnisti, asnjë zyrtar nuk duhet të shpëtojë nga krimet

Berisha: Parashkrimi është amnisti, asnjë zyrtar nuk duhet

Kryetari i PD-së, Sali Berisha vijon të këmbëngulë në heqjen e parashkrimit për zyrtarët.

Kryedemokrati tha se parashkrimi është një amnisti dhe e domosdoshme pë rata që Berisha i quajti hajdutë. Ai ka bërë vazhdimisht thirrje dhe ka propozuar heqjen e parashkrimit, gjë që Rama nuk e ka konsideruar.

Berisha: Ligji tjetër, jashtëzakonisht i rëndësishëm që pret, është ligji i parashkrimit. Parashkrimi është një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë. Qytetarët e tjerë le të gëzojnë këtë të drejtë, por zyrtarët e lartë nuk duhet ta gëzojnë në asnjë mënyrë. Sepse siç e shihni, heqja e imunitetit ka zero efekt, kur tjetri ka kontroll total mbi drejtësinë. Ne duhet të marrim çdo masë që askush që e kryen korrupsion, të mos shpëtojë deri në ditën e fundit të jetës së tyre.

Të fundit