Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Parlamenti nën shtetrrethim, sikur të ishim në Korenë e Veriut apo Bjellorusi

Berisha: Parlamenti nën shtetrrethim, sikur të ishim në

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon qeverinë Rama se ka vendosur parlamentin nën shtetrrethim.

Në një prononcim për mediat, para sallës së parlamentit, Berisha tha se godina është rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme.

Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.

Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi - Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte.

Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! - Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese”, u shpreh Berisha.

Të fundit