Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pas aksionit në News 24: Ramaduro urdhëroi rrëmbimin banditesk të dosjeve të gazetarëve

Berisha pas aksionit në News 24: Ramaduro urdhëroi rrëmbimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj aksionit të qeverise në ambientet e televizionit News 24, ku sipas tij janë konfiskuar në mënyrë banditeske dosjet dhe pajisjet e gazetarëve investigativë.

Berisha e cilëson këtë si një “krim të shëmtuar” të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, dhe përmend emra si Olsi Rama, Belinda Balluku dhe Ergys Agasi, duke i lidhur me dosjet që po hetoheshin.  

Reagimi i plote: 

Një krim i shëmtuar!
Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në News 24 të dosjeve të gazetarëve investigativë që hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!
Ky është një akt kriminal i dënueshëm që dëshmon se frika dhe tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut etj. nga laptopët e gazetarëve investigativë është shkaku i pushtimit të këtij televizioni nga falangat e narkoshtetit.
Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale të Ramaduros, kreu i organizatës kriminale më të fuqishme në rajon dhe Europë.

Të fundit