Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Pas veprës së Aqif Pashës themelimi i PD në Elbasan është ngjarja më historike e qytetit

Berisha: Pas veprës së Aqif Pashës themelimi i PD në Elbasan

Kryetari i PD Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD në Elbasan.

Në fjalën përshëndetëse që mbajti, Berisha e cilësoi themelimin e PD në Elbasan si ngjarjen më historike e qytetit, pas veprës së Aqif Pashës.

“Elbasani është një qytet me histori. Ai në kohëra ka qenë gjithnjë njëri prej qyteteve më të mëdha të shqiptarëve. Elbasani ka qenë epiqendër në aksin kryesor të rrugës Egnatia në perandorisë Romake.

Elbasani ka kontribute të mëdha në histori. Ndofta në Elbasan, më bukur, më madhërishëm se kudo tjetër, shkrihet në një shpirti i shqiptarëve gegë dhe tokës, myslimanë dhe të krishterë. Është në këtë aspekt, trungu i vërtetë i kombit tonë.

Miqtë e mi, ju sot duhet të ndiheni krenarë sepse në historinë e këtij qyteti të lartë, i përshkruar si qyteti i qindra çezmave, qindra sarajeve, 4-6 mijë banesave qytet me portin e vet në Spitallë, i cili impresiononte çdo udhëtar që kalonte, por do të ju them këtu ju se në historinë e tij, pas veprës së Aqif Pashës themelimi i PD në këtë qytet është ngjarja më historike në tërë historinë e tij. Themelimi i PD në Elbasan i solli qytetit oksigjenin e jetës.

Liria është oksigjeni i jetës politike shoqërore të njeriut dhe shoqërisë. Elbasani vetëm një ditë pas themelimit të PD në Tiranë, u ngrit i tëri në këmbë, u përball me tanke, autoblinda me egërsi të pashoqe të regjimit. Kronikat e botës shkruanin se Ramiz Aliaj që në datën 11 u tregua një Gorbaçov në datën 13 tregoi fytyrën e tij të vërtetë të Brezhnjevit, diktatorit, në Elbasan, Shkodër e me radhë. Por ju nuk u mposhtët, themeluat degën e PD dhe e shndërruan në një nga degët më të fuqishme të kësaj partie.

Përulem me nderim të pafund, me mirënjohje të pakufishme para të gjithë atyre, intelektualëve, qytetarëve, punëtorëve të këtij qyteti që themeluan këtu degën e PD. Ju sot duhet të jeni krenar sepse e thënë edhe njëherë, nga shpallja e pavarësisë, PD-ja realizoi këtu veprat më të rëndësishme”, u shpreh Berisha. 

Të fundit