Flash News
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Berisha: Pasardhësit e atyre që pushkatuan intelektualët sundojnë Shqipërinë me bandat
Berisha: Janë një thirrje për të gjithë shqiptarët të refuzojnë, të hedhin poshtë këtë diktaturë, e cila nuk ka në bazë sot doktrinën e Marksit, por ka në bazë Aleancën e Qelbësirave, aleancën e pushtetarëve me bandat kriminale, me hajdutët, me trafikantët, me vrasësit, përdhunuesit, llumin e shoqërisë shqiptare.
Të dashur miq, ju rikujtoj sot se me porosi të Hitlerit shqiptar të pasluftës, Enver Hoxhës, listën e intelektualëve që duhej të ekzekutoheshin atë natë e bënë dy vrasës seriale, Mehmet Shehi dhe Edip Çuçi, nipi i të cilit sot drejton grupi parlamentar të partisë së krimit.
Sot partinë e krimit e drejton ish-bastardi i xhelatit hoxhist që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela.
Sot ekonominë e drejton Ballukja, gjyshi i të cilit ishte një xhelat i vërtetë, mori pjesë në pushkatimin e intelektualëve me hyrjen në Tiranë të forcave terroriste.
Ndaj dhe këta bastardë sigurisht nuk mund të vendosin këtu doktrinën marksiste dhe leniniste si bazë për sundimin e tyre. Por vendosin krimin, vendosin dhunën, vendosin vjedhjen, vendosin varfërinë, mohimin e të drejtave të opozitës, burgosjen e drejtuesve të saj, asgjësimin e të drejtave politike të opozitës në parlament.
Një Shqipëri pa opozitë është qëllimi i Edi Ramës dhe i mafies ndërkombëtare.
Një Shqipëri pa opozitë është synimi i narkoregjimit të tij.