Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD do t'i kërkojë Komisionit të Venecias rishqyrtimin e Reformës në Drejtësi

Berisha: PD do t'i kërkojë Komisionit të Venecias

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentur impaktin që mund të ketë zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.

Duke folur në Euronews Albania, Berisha tha gjithashtu se Partia Demokratike do bëjë kërkesë në Komisionin e Venecias të rishqyrtohë tërësisht reformën në drejtësi në Shqipëri, në mënyrë që sipas tij “ti jepet fund batërdisë”.

“Partia Demokratike ka në plan pa diskutim angazhimin e komisionit të Venecias për rishqyrtim tërësor të kësaj batërdie e cila në fund të fundit u mohoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë e të duhur. Ajo asgjësoi sigurinë ligjore, shtyllën kryesore të shtetit ligjor dhe krijoi monstruozitetin më politik në akt-akuzë të njëjtë siç ka ekzistuar gjatë diktaturës”,-tha Berisha.

 

Të fundit