Flash News
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë
Ra nga lartësia në banesën e tij, humb jetën 63-vjeçari në Tiranë
Berisha: PD e gatshme për qeveri teknike, me Ramën nuk ka zgjedhje
Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se PD është e gatshme për qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira.
Duke folur nga tubimi qytetar që mbahet poshtë banesës së tij, Berisha tha se Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të ikë dje kur të krijohet qeveri teknike.
Berisha: Kam vetëm një kërkesë për ju, për të gjithë ata që dje firmosën me uraganin e tyre fatin e Shqipërisë.
Uraganin e djeshëm të mos e shohim si një arritje, por si një start, si një pikënisje.
Nuk ka më sulm që na zmbraps ne.
Nuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, ti futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Dhe ja këtu po i them.
Hiç nga mendja skenat e Vuçiçit se po të jap fjalën e nderit, se nëse guxon të aplikosh një skenë të atillë, atë që ka pësuar babai yt shpirtëror rrugëve, do ta pësosh ti për së gjalli.
Mos luaj me lirinë e shqiptarëve.
Mos luaj me votën e tyre.
Armik.
Qeveri teknike, me ty nuk ka zgjedhje.
Ne jemi për zgjedhje, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Ne jemi luftëtarë të votës së lirë.