Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD hyn në fushatë me premisa të fuqishme për një fitore historike

Berisha: PD hyn në fushatë me premisa të fuqishme për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, ku theksoi se PD hyn në zgjedhjet e 11 majit pas një serie betejash herkuliane, por me premisat më të fuqishme për një fitore historike.

Berisha theksoi se qëndresa e aktivistëve, militantëve, drejtuesve të PD-së dhe deputetëve të saj ndaj asaj që ai e quajti "një regjimi diktatorial të bazuar në krimin", është një betejë epike në historinë e kombit shqiptar për liri.

Berisha: Ne, theksoj në krye të radhës, nisim betejën e fitores, me një epërsi të madhe morale, epërsi të madhe në kandidaturat tona, epërsi të madhe programore dhe në mbështetjen e madhe të publikut dhe mbështetjen e madhe ndërkombëtare.
Theksoj këto sepse janë premisat më të fuqishme për një fitore historike të PD-së më 11 maj, fitore e cila ka filluar të hetojë, të rezonojë në mbarë botën.
PD hyn në këtë fushatë pasi një seri betejash herkuliane, të papara, jo vetëm i përballoi ato, por bëri edhe opozitën më të fuqishme në kushtet e një narkoshteti.
E them këtu se qëndresa e aktivistëve, militantëve, drejtuesve të PD, deputetëve të saj, ndaj një regjimi diktatorial të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, është një betejë epike në historinë e një kombi për liri.
Me të gjitha format e persekutimit, shantazhit, PD ia doli të vijë në harkun e fitores, e përmbysjes së diktaturës, e shpëtimit të Shqipërisë.
Kurrë ndonjëherë një opozitë në kushte shumë të vështira dhe të veëanta, nuk ia ka dalë t’i bëjë opozitën, kundërshtinë, denoncimin, faktimin, provat një diktature sië ia ka dalë PD-ja këto vite.
Dhe, kjo është në nderin e të gjithë atyre që nuk u dorëzuan, por vendosën të luftojnë dhe luftuan me sukses.
Qytetarë të thjeshtë, militantë të partisë, deputetë të saj, drejtues të saj nuk njohën lodhje nuk njohën tërheqje, nuk njohën dëshpërim, por ecën dhëmb për dhëmb me një regjim të egër, të pamoral, hajdutësh, kriminelësh, trafikantësh dhe vijnë sot të sigurt në fitore.

Të fundit