Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD ka komunikime konstante me ndërkombëtarët, dy përfaqësues zhvillojnë takime periodike

Berisha: PD ka komunikime konstante me ndërkombëtarët, dy

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se marrëdhëniet e tij personale me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe janë të njohura, me proceset gjyqësore që sipas tij janë të pandërprera.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Berisha tha se PD ka komunikime konstante me ndërkombëtarët.

Ai tha se janë disa përfaqësues të PD-së si Gazment Bardhi dhe Belind Këlliçi që zhvillojnë takime periodike për përfaqësuesit e ambasadave të huaja.

Marrëdhëniet e mia personale janë tashme të njohura, vazhdojnë proceset gjyqësore për qëndrimet pa asnjë fakt, document. Por marrëdhëniet e PD me SHBA dhe Britaninë, janë konstante, janë disa përfaqësues të PD që takohen në mënyrë periodike me diplomatët, Gazment Bardhi, Këlliçi.

Ne mbajmë lidhje konstante me OSBE-në, me ambasdorin e OSBE-së, me ambasadorin gjerman, me të gjithë. Proceset gjyqësore të miat me ndërkombëtaret janë të pandërprera”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit