Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD mbështet çdo përpjekje dhe investim në elitën e kombit

Berisha: PD mbështet çdo përpjekje dhe investim në

Në takimin me rrjetin ndërkombëtar dhe atë vendor të Departamentit Brain Gain & Ekselences, kryedemokrati Sali Berisha tha se PD mbështet çdo përpjekje dhe investim në elitën e kombit.

Ai nënvizoi se hapësirat janë të pafundme, ndërsa evidentoi si të rëndësishëm faktin që ekspertët më të mirë të kontribuojnë për vendin e tyre.

“Nuk ka mision të lehtë. Misionet janë të vështira. Misionarët thonë shpesh se kësaj i thonë po i hyjmë detit në këmbë. Por detit mund t’i hyhet në këmbë.

Ndaj unë kam mirënjohje të thellë për punën e madhe që keni bërë dhe lidhjet që keni krijuar në një kohë relativisht të shkurtër.

E konsideroj këtë si një përpjekje të rëndësishme për përgatitjen e PD për fitoren e PD dhe ardhjen në pushtet. Por mbi të gjitha për qeverisjen e saj nesër.

Hapësirat janë të pafundme, e rëndësishme është që ekspertët më të mirë të kontribuojnë për vendin e tyre.

Ne do mbështesim shumë përpjekjet tuaja dhe nesër në pushtet ajo do materializohet me sukses të plotë. Sepse investimi në elitën e kombit është investimi më cilësor dhe më i rëndësishëm për të ardhmen e tij”, tha Berisha.

Të fundit