Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD përballet me një mision të vështirë përballë ‘narkodiktaturës’

Berisha: PD përballet me një mision të vështirë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar nevojën urgjente për forcimin dhe organizimin e partisë, duke e cilësuar situatën politike në vend si një sfidë të madhe për opozitën.

 Berisha deklaroi se në kushtet aktuale, sipas tij, qeveria ka injoruar komunitetin ndërkombëtar dhe ka vendosur interesat personale mbi ato të vendit. Ai përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për korrupsion dhe përpjekje për të mbrojtur veten.

“Mbete vetëm Partia Demokratike”, u shpreh Berisha, duke theksuar se përballja me situatën aktuale nuk është e lehtë dhe kërkon angazhim maksimal nga strukturat e partisë.

Ai nënvizoi se prioriteti kryesor në këtë fazë është organizimi i brendshëm, duke kërkuar nga drejtuesit dhe koordinatorët që të përqendrohen në fuqizimin e strukturave dhe pajisjen e anëtarësisë me dokumentacionin përkatës.

PJESE NGA FJALA

Mos harroni se aktualisht në kushtet që jemi, narkodiktatura i tha komunitetit ndërkombëtar, unë nuk pyes për ju.
Pse? E ka për jetë a vdekje ai atë betejë. E ka për veten e vet ai, sepse e di që kudo që ta prekësh del i korruptuar, ai del delinkuentë në çdo gjë. Dhe mos mendojmë se do të ndryshojë. Pra, mbetemi vetëm ne. Mbetet vetëm PD, nuk është detyrë e lehtë, është detyrë shumë e vështirë, është mision i vështirë.
Dhe ky mision kërkon që të bëjmë gjithçka për të fuqizuar PD.
Pra, në mbledhje paraprake po me ju diskutuam për shpërndarjen e dokumenteve. Duhet që të kontrolloni këtë proces në mënyrë që anëtarësia të pajiset sa më shpejtë me dokumente.
Sot ne kemi drejtim absolut më themelor, organizim, organizim, organizim. Pra, të merremi me partinë.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTI DEMOKRATIKE

Të fundit