Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha për arrestimin e Fatos Tushes: 200 mijë eurot e tij janë kafe mëngjesi për ministrat

Berisha për arrestimin e Fatos Tushes: 200 mijë eurot e tij janë

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish kreut të bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Nga Lushnja ku po mban ‘Foltoren’ e radhës, Berisha thotë se tenderi prej 200 mijë euro për të cilin u arrestua janë vetëm një kafe mëngjesi për ministrat.

“Këtu e dënuan dhe mirë ia bënë kryebashkiakut për një tender 200 mijë euro.

Por me atë që vjedhim ministrat ju jap fjalën e nderit se nuk janë asgjë se vetëm kafe e mëngjesit. Unë nuk dua ti dal zot atij por vjedhjet e tyre nuk kanë fund. Tani na del muzeu sekret i ndrikull piramidës.

Na qenka në Bërzhitë një muze 6 milionë euro për ushtrinë. Pra një garë e çmendur sesi të vjedhim”, u shpreh Berisha nga Lushnja.

Të fundit